Mbyllet me foto të përbashkët takimi mes dy qeverive Shqipëri – Kosovë, Kurti mesazh të fundit: Rezultatet t’i japim pa vonesa!

0

Është mbyllur me foto të përbashkët mbledhja e dy qeverive, Shqipëri – Kosovë.

Të kombinuar dhe me maskën ku ishin qëndisur flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës ata pozuan në fund të takimit me një zotim nga ana e dy kryeministrave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës përmbyllëse ka kërkuar që këto marrëveshje të nënshkruara ditën e sotme duhet të japin efektet e tyre pa vonesa.

“Faleminderit shumë të gjithëve! Le ti kalojmë dhe tejkalojmë kufijtë hapësinorë sa më shumë dhe sa më shpesh duke vajtur edhe ardhur tek njëri tjetri por në anën tjetër le mos i kalojmë dhe tejkalojmë kufijtë kohorë të zbatimit të marrëveshjes që kemi kakorduar tani sepse koha jonë si udhëheqës të institucioneve, nuk është koha jonë por koha e shtetit që mbahet me tatimet dhe taksat e qytetarëve tanë, ndërkaq mirëmbahet prej qeverive tona të drejta, na priftë e mbara të gjithëve bashkë”, tha Kurti ne fjalen permbyllese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu