Shpërthimi i tmerrshëm në minierën ruse, shkon në 52 numri i viktimave

0

 – 52 persona (minatorë dhe 6 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit) kanë ndërruar jetën në një minierë qymyri në rajonin e Siberisë. Miniera ndodhet në Listvyazhnaya, pranë qytetit Belovo, që ndodhet në distancë 3600 km nga Moska.

Gjithçka ndodhi si pasojë e një shpërthimit të fuqishëm brenda minierës. Deri tani janë evakuar 239 minatorë. Shpërthimi ndodhi ditën e enjte, ndërsa operacionet e shpëtimit u pezulluan deri në mëngjesin e sotëm për shkak të sasisë së madhe të gazit metan brenda hapësirave të minierës.

Guvernatori deklaroi se do të mbahen 3 ditë zie për fatkeqësinë e ndodhur.

Marrë nga “The Moscow Times

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu