“S’po e ndan dot mendjen”, Klajdi Musabelliu dhe mami paskan një problem serioz

0

Klajdi Musabelliu, këngëtari i njohur vizitoi studion e “Shije Shtëpie” së bashku me nënën e tij, e cila e shoqëron gjithnjë ngado dhe të dy shkaktojnë situata gazmore. As kësaj here nuk mund të ndodhte ndryshe, sidomos kur mami i Klajdit e ka shumë merak djalin e saj dhe prej ca kohësh e shqetëson, martesa.

Katerina Trungu: Gjatë kohës kur nuk ishim në transmetim po flisnim edhe për punët e martesave.

Klajdi Musabelliu: Jemi të dy beqarë.

Katerina Trungu: Si do ia bëjmë me këtë beqarinë e Klajdit?

Zhaneta Musabelliu: Nuk e di, nuk i mbushet mendja tani. Sa ishte më i vogël edhe eh, mirëpo tani hajde t’ia mbushësh mendjen.

Katerina Trungu: Klajdi, s’ke ndërmend fare në horizont, ndonjë propozim në altar?

Klajdi Musabelliu: Unë kam pritur mamin meqë është më e madhe po edhe mami s’po e ndan dot mendjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu