Në Gllogjan të Deçanit ka ndodhur një vrasje. Express mëson se dikush ka gjuajtur në drejtim të një autobusi ku si pasojë ka të vrarë dhe të plagosur.
Policia jep detaje nga gjuajtja me armë ndaj një autobusi me nxënës në Deçan
Në fshatin Gllogjan të Deçanit para pak minutash dyshohet se ka ndodhur të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.
Policia e Kosovës në rajonin e Pejës e ka konfirmuar se kanë mbetur të lënduar dy persona, ndërsa nuk dihet për gjendjen e tyre.