Mirlind Daku hero për Osijek, Çokaj “djall” në minutat shtesë

0

Osijek është rikthyer të fitorja dhe këtë herë ka mposhtur skuadrën e Lokomotiva Zagreb. Sy shqiptarë kanë qenë protagonistë.

Sulmuesi Mirlind Daku, i cili ka luajtur edhe në Superiore për pak kohë me Kukësin, shënoi golin e avantazhit për kryesuesit e kampionatit kroat.

Daku, në minutën e 88-të, e devijoi një top në rrjetë dhe e çoi rezultatin në 2-1 për Osijek.

Enis Çokaj te Lokomotiva u ndëshkua me karton të kuq tre minuta më pas dhe skuadra e tij pësoi në fund edhe një gol tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu