Aksident masiv në Kurbin, dyshohet se është përfshirë edhe makina e Sali Berishës

0

Përfshihen në aksident disa automjete në autostraden Milot- Mamurras, ku janë plagosur tre persona.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta me parë teksa në aksidentin rrugor janë perfshire katër autovetura, njera dyshohet e ish- kryeministrit Berisha.

Pas përfundimit të foltores në Laç, përgjatë kthimit në kryeqytet njëra nga mjetet e eskortës është përfshirë në aksident në afërsi të Fushë-Mamurrasit.

Mësohet se tre persona janë lënduar lehtë dhe po marrin mjekim në urgjencën e Laçit. Ende nuk janë mësuar shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu