Tragjike në Kosovë. Persona të armatosur vrasin shoferin e autobuzit si dhe dy nxënës, një djalë dhe një vajzë

0

Tragjedi në Kosovë. Vritet shoferi i autobuzit, një djalë dhe një vajzë. Ngjarja ka ndodhur në Gllogjan të Decanit në qytetin e Pejës. Mësohet se një person ka gjuajtur në drejtim të një autobusi dhe për pasojë ka vdekur shoferi i autobusit dhe dy nxënës, vajzë dhe djalë. Ky i fundit mësohet është 17 vjeç.

Shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa dy nxënësit janë dërguar në spital, por nuk ia kanë dalë t’i mbijetojnë plagëve të rënda. Po ashtu të plagosur janë edhe dy persona.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar për Express se ka të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës. Autobusi ishte nisur nga Gjakova për në Deçan.

“Dyshohet se ka të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi me nxënës, prokurorja kujdestare është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes”, tha Nikqi.

Po ashtu, Policia njoftoi se drejt autobusit kanë gjuajtur me armë disa persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu