– Një operacion i mbajtur fshehtas nga Policia, ka çuar në pranga një prej emrave të njohur të botës së krimit në zonën e Gjirokastrës dhe Sarandës. Gazetari Elton Qyno bën me dije se është arrestuar nga agjentët e policisë së Vlorës, teksa lëvizte në qytet me armë pa leje, Renato alias Andrea Çaushin nga Tepelena, i cili ka precedentë të mëparshëm të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.