Një përfaqësi e demokratëve elbasanas janë nisur sot drejt Tiranës për të verifikuar firmat e demokratëve të këtij qyteti në zyrën e Palokës.
Burime bënë me dije për Infowebtv se grupi ka për qëllim që të verifikojë nëse janë legjitime firmat e demokratëve elbasanas që i janë bashkuar nismës për mbledhjen e Kuvendit të PD më 11 dhjetor.
Përplasja mes Berishës dhe Bashës është reflektuar edhe në Elbasan. Mjaft demokratë dhe figura të PD-së në këtë qytet, i janë bashkuar foltores së Berishës dhe kanë kërkuar largimin e Bashës.