Një aksident me një të plagosur ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Durrës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen Nr.4 Durrës, një mjet me drejtuese shtetasen V. D., 44 vjeçe, ka goditur shtetasin M. L., 45 vjeç., që ishte duke qarkulluar me biçikletë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.