Kryetari i lëvizjes serbe “Oslobodjenje”, Mlljadin Gjorgjeviç nuk është i mendimit se vizita e presidentit Aleksandar Vuçiç në Rusi, ishte aq e përzemërt.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se u mirëprit nga presidenti rus Vladimir Putin dhe theksoi se kishte rënë dakort për çmimin e gazit. Për Mlljadin Gjorgjeviç gjërat nuk janë pikërisht kështu dhe Vuçiç shkoi në Moskë eksluzivisht për fushatë zgjedhore.
‘Vuçiç shkoi në Moskë eksluzivisht për fushatë zgjedhore. Prej vitesh, ai ka ndërtuar me sukses imazhin e vet me qëllimin që t`ua shesë votuesve në Serbi”- tha Gjorgjeviç për mediat kosovare.
“Në Moskë, imazhin e tij po e kuptojnë si të rremë dhe do të ekspozohet si i tillë. As vizitën e fundit nuk e pati të lehtë. Ai u afrua me shumë mundim pranë Sergei Lavrovit, Putin mezi e pranoi vetëm para zgjedhjeve në Serbi”,- tha Gjorgjeviç për Danas.
“Vuçiç ka akuzuar për spiunë rus, ka akuzuar Rusinë se po organizon protesta në Beograd, u ka shitur armë Ukrainës, ka nënshkruar Marrëveshjen e Washington-it ku zotohet për reduktimin e furnizimit me energji nga Rusia, dhe ka mbështetur Përfaqësuesin e Lartë të BeH-së, Carl Schimdt-in”, -shprehu ai në fund duke treguar se kjo nuk ka si ti pëlqejë Moskës.