-Erling Braut Haaland u rikthye në fushë pas 34 ditëve jashtë fushave. Në takimin ndaj Wolfsburg, sulmuesi norvegjez hyri në lojë në minutën e 73-të dhe pas 10 minutash shënoi duke mbyllur takimin me shifrat 3-1.
Për futbollistin është goli i 50-të në Bundesligën gjermane dhe asnjë lojtar në historinë e kampionatit gjerman nuk e ka arritur këtë rekord në 50 paraqitje dhe në moshën 21-vjeçare.
Reagimi i një tifozeje të Wolfsburgut ngjalli një moment humori. Haaland tregoi me gisht tribunën, siç bën gjithmonë, por zonja nuk e mori mirë dhe performoi në gjestin klasik të “ombrellës”. Videoja e kësaj situate në pak minuta u bë virale në rrjetet sociale dhe u shpërnda nga vetë lojtari.