Bilanci i Covid në Kosovë/ 9 persona të infektuar dhe asnjë humbje jete

0

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 9 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri. Shifra bazohet në 1.591 mostra të testuara. Në 24-orëshin paraprak fatmirësisht nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi ndërsa numri i të shëruarve është 10 qytetarë. Raste aktive aktualisht janë 334.

Njoftimi i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.898 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.614.212 doza të vaksinës. Deri më sot 761.003 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.591 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.758. Në total numri i rasteve aktive është 334.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu