Protestë kundër hidrocentralit/ Banorët në Ulëz: Do na marrë krejt ujin për vaditje

0

Banorët e Madheshit njësia administrative Ulez, Bashkia Mat protestuan kundër ndërtimit të një Hidrocentrali në zonën e tyre.

Ata akuzojnë se pas këtij projekti që parashikon tu marrë ujin vaditës fshihet kryebashkiaku Agron Malaj. Sipas banorëve investimi po realizohet ne fshehtësi të plotë dhe po falsifikohen firmat e tyre.

Banorët kërkojnë tërheqjen e projektit ne te kundërt paralajmërojnë se do përshkallëzojnë protestat deri ne bllokim te akseve rrugore.

Marrë nga Top Channel


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu