Varianti i ri i COVID i quajtur ‘Omicron’ ka mbërritur në Itali, duke bërë që vendi ynë fqinj të marrë masa të rrepta. Mediat italiane shkruajnë se në Milano është identifikuar një person i infektuar me llojin më të rrezikshëm që ka pasur Covid-19. Personi në fjalë ishte kthyer nga Mozambiku.
Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por është izoluar. Britania e Belgjika tashmë kanë konfirmuar nga dy raste me këtë lloj mutacioni, ndërkohë që fluturimet me Afrikën janë anuluar.
Për shkak të personit të infektuar, Milano, Bologna e Bergamo kanë rikthyer sërish mbajtjen e maskave me detyrim. Roma dhe Firenze po konsiderojnë të ndjekin të njëjtat masa.