Interi nuk ndalet! Mposht Venezian 2-0, kreu tani është 1 pikë larg

0

Interi arrin fitoren e dytë radhazi në Serinë A. Në një moment shumë pozitiv pas kualifikimit në 1/8 e Champions League, zikaltërit morën maksimumin në transfertën me Venezian me një fitore  2-0.

Vllaznia merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin në “Loro Boriçi”

Edhe pse Inzaghi nuk bëri shumë rotacion pasi ishte shumë e rëndësishme për të fituar një ndeshje që do ta afronte me kreun, rezultati ishte i ngushtë me zikaltërit që dominuan dhe krijuan dhe vetëm në fund arritën të siguronin rezultatin.

Ishte goli i Çalhanoglu në 37’ ai që hapi rrugën e suksesit për zikaltërit të cilët kishin edhe shumë raste të tjera për shënim por të pashfrytëzuara.

Në pjesën e dytë me 5 zëvendësimet e bëra, vetëm në 94’, Lautaro që u fut në vend të Correas arriti me penallti të shënonte duke mbyllur ndeshjen 2-0 për Interin që tani është plotësisht në garën për titull.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu