Themelohet “Kodi i Gjeneralëve” nga udhëheqës të UÇK-së

0

Në Biblotekën Kombëtare është mbajtur prezantimi i OJQ-së, ‘Kodi i Gjeneralëve”, projekt ky i nisur nga udhëheqës të UÇK-së, dhe gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë.

Themelues të kësaj OJQ-je janë Sylejman Selimi, Daut Haradinaj dhe Agim Çeku.

Kryetar i bordit drejtues të kësaj organizate është Agim Çeku.

Nga sot kjo organizatë syrtarisht fillon punën.

Agim Çeku në fjalimin e tij tha se themelimi i kësaj organizate është mirëpritur.

“Kuvendi Themelues i OJQ-së, është mbajtur në Prishtinë me datën 22 prill të këtij viti”, tha Kryetari i Bordit, Agim Çeku

‘Qëllimi i kësaj organizate joqeveritare është promovimi i mendimit të doktrina strategjisë dhe traditës ushtarake dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës’, u shpreh Çeku.

Analizimi dhe hulumtimi i sfidave dhe rreziqeve të sigurisë në nivel kombëtar rajonal dhe ndërkombëtar dhe prezantimit të tyre, me qëllim të paralajmërimit të hershëm dhe përgjigjies adekuate ndaj tyre.

Një ndër qëllimet tjera është që kjo organizate të jetë mbrojtës dhe të bëhet promovimi vlerave të UÇK-së.

Tjetër qëllim i OJQ ” Kodi i Gjeneralëve” Çeku tha se është mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të kategorive të dala nga lufta për çlirimin e Kosovës, të udhëhequr na UÇK-ja. Si dhe bashkëpunimi me organizata të ngjashme të shteteve partnere të Kosovës, me qëllimtë promovimit të vlerave dhe interesave të shtetit të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu