Çudia e radhës vjen nga Portugalia, skuadra e nis ndeshjen me nëntë futbollistë

0

Pandemia Covid-19 na ka mësuar të shohim çudira të shumta në dy vitet e fundit, por kjo e mbrëmjes së sotme është padyshim më e veçanta.

Skuadra e kampionatit portugez, Belenenses, është goditur rëndë nga koronavirusi dhe ka pasur në dispozicion vetëm nëntë lojtarë përpara ndeshjes me Benficën, megjithatë për federatën e futbollit në vend nuk ka asnjë problem.

Klubit i është refuzuar kërkesa për shtyrjen e ndeshjes dhe është detyruar që të zbresë në fushë me vetëm 9 futbollistë gjithsej, dy prej të cilëve janë portierë, dhe pa asnjë rezervë në stol.

Një rast i padëgjuar më parë, por më se i lejuar nga rregullat e futbollit, që parashikojnë një numër minimal prej 7 lojtarësh me të cilët një ekip duhet të hyjë në fushë.

Lajmi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale duke lënë jo pak të habitur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu