Sot dita e flamurit! 109-vite pasi Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë

0

– Sot data shënon 28-nëntor, një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët e cilësuar edhe si “Dita e Flamurit”. Shqipëria mbush sot 109 vite që nga shpallja e Pavarësisë, më 28-nëntor të vitit 1912. Në këtë ditë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në Vlorë, duke e shpallur vendin tonë, të pavarur. Po më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj.

Kjo ditë që shënon dy ngjarjet më të rëndësishme historike në vend, dhe festohet nga të gjithë shqiptarët kudo në botë. Ngritja e flamurit në Vlorë nga i madhi Ismail Qemali, është konsideruar edhe si nëntori i dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu