Erdhën nga Afrika e Jugut, 13 pasagjerë rezultojnë pozitiv me variantin e ri “Omicron”, Holanda në alarm: Vendosen masa të reja për parandalimin e infeksionit

0

Holanda është në një situatë alarmante për shkak të rasteve të reja të infektimit me virusin e ri të ashtuquajtur “Omicron”.

BBC raporton se 13 pasagjerë që kishin udhëtuar drejt Afrikës së Jugut kanë rezultuar pozitivë me variantin e ri që thuhet se është më i rrezikshëm dhe prek edhe personat e vaksinuar.

Autoritetet në Holandë po shqyrtojnë mundësinë për të rikthyer kufizimet duke kufizuar orarin e aktivitetit për vendet e mbyllura, shkruan BBC, raporton “Fax News”. Për të paktën tre javët e ardhshme, mjediset e mikpritjes dhe kulturore si kafenetë, muzetë dhe kinematë duhet të mbyllen në orën 17:00.

Autoritetet i konsiderojnë masat kritike për të mbrojtur spitalet e vendit që të mos mbingarkohen. Ndërkohë, rreth 61 persona janë duke u testuar për variantin e ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu