– Aktori i njohur Edmond Budina ka reaguar ashpër ndaj emergjencave civile, pasi sipas tij nuk po përdoren fondet për situata emergjente. I ftuar në ‘Faxneës’, aktori tha se nuk po blihen mjetet e duhura për të përballuar disa situata e se shpëtimi i njerëzve po bëhet nga njerëz që nuk kanë eksperiencë.
‘Zëri i emergjencave civile është në buxhetin e shtetit? Nuk e kemi dëgjuar asgjëkundi, zëri i emergjencave civile nuk duhen ca miliona euro që të rrinë në qoshe dhe kur të bjerë tërmeti ti përdorim, janë që të stërviten ca njerëz, që të blihen ca mjete, ca kazma, që me duar i merrnim. Do trajnim, do qenër, jemi kthyer të tërë në qenër, i nuhasim vetë gjërat, pa një eksperiencë, duke mos pasur eksperiencë, në vend që ta shpëtosh e vdes tjetrin. Për të mos hyrë në atë tjetrën, që është një katrahurë e madhe që hyn te Emergjencat, në rrugica shumë të ngushta ndërtohen pallate. Emergjenca duhet të jetë përparësi, se mund të ndodhin tërmete, përmbytje.‘- është shprehur Edmond Budina.