Orikumi pa drita nga moti i keq, ankohen pronarët e bizneseve: Na dëmton shumë

0

–  Moti i keq duket se ka sjellë probleme në disa zona të vendit dhe Orikumi në Vlorë ka pësuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Problemet lidhen me luhatjet e tensionit dhe prej më shumë se 4 orësh zona e Radhimë-Orikum është pa energji elektrike.

E teksa faji për këtë i vendoset shirave  dhe motit të keq, pronarët e bizneseve aty kryesisht restauranteve ankohen se kjo u shkakton shumë probleme pasi bien të ardhurat. Ata thonë se kanë turistë që kanë rezervuar por nuk u ofrojnë dot shërbim çka bën që ata të largohen të pakënaqur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu