Shkatërroi portën hyrëse të Gjirin e Kakomesë, arrestohet 41-vjeçari

0

– Një 41-vjeçar nga Himara është arrestuar nga policia e Vlorës për akuzat “shkatërrim i pronës” dhe “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”. Ai është qytetari me inicialet G.P. Sipas informacioneve të Policisë, G.P. ka shkatërruar para disa ditësh portën hyrëse të Gjirit të Kakomesë si dhe ka kundërshtuar policinë private.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, bënë ndalimin për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, e shtetasit G.P.,41 vjeç,banues në Nivicë, Himarë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, sepse ka shkatërruar portën hyrëse në gjirin e “Kakomesë”, dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë private

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu