Revista e ilustruar austriake “Das Interessante Blatt” në ballinën e saj të datës 30 nëntor 1912 disa ditë pas shpalljes së pavarësisë në ballinë të saj kishte titullin “Proflamation der Unabhängigkeit Albaniens”, ose “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”
Ata e kanë shoqëruar artikullin me një skicë të bukur dhe shumë domethënëse për aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912 në qytetin bregdetar të Vlorës.
Aty shihet flamuri kombëtar dhe Ismail Qemaili i rrethuar nga kleri fetar dhe përgaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare duke u përshendetur me entuziazem nga vlonjatët.
“I rrethuar nga priftërinj dhe përfaqësuesit e shquar nga të gjitha pjesët e Shqipërisë, Presidenti i Përkohshëm Ismail Kemal Bei e shpalli pavarësinë e vendit në brohoritje të stuhishme të popullit të Valonës”, thuhet aty.