– Ky është momenti rrëqethës kur një burrë në vret ish-bashkëshortin e partneres së tij në Lubbock, Teksas.
Sipas Daily mail, debati nisi për kujdestarinë e fëmijëve. Në videon e publikuar shihet se si Kyle Caruth hap zjarr ndaj Char Reed. Fillimisht ata shihen duke debatuar dhe më pas sherri degradon në përdorimin e armës. Përplasja çoi në të shtënat e 5 nëntorit, ku gjithçka ndodhi në lidhje me kujdestarinë e Chad Reed dhe ish-bashkëshortes së tij Christine Reed.
Përmes avokatit të saj, e veja e Chad Reed, Jennifer Reed, ka publikuar videon që tregon momentin kur bashkëshorti i saj 54-vjeçar është qëlluar nga Carut, përkatësisht i dashuri i ri i Christine Reed. Në fillim dyshja pretendojnë se ishte një “vrasje me arsye” dhe se ishte kryer për vetëmbrojtje, por video hodhi gjithçka poshtë.
Në një deklaratë, Jennifer Read ka akuzuar Christina Read dhe Kyle Carruth për përfshirje në një komplot për të sulmuar ose vrarë Çadin atë ditë dhe pretendon se Chad kishte kërcënuar se do të ekspozonte lidhjen e Carruth me Christina. Ajo ka thënë se Carruth ishte tashmë i martuar me gjyqtaren Ann-Marie Carruth, e cila është gjyqtare e Gjykatës së 72-të të Qarkut në qarqet Crosby dhe Lubbock, dhe se Chad Read kishte kërcënuar se do të ekspozonte aferën jashtë martesore.