Do çoheshin në thertore/ Policia shpëton 53 qentë në Indonezi

0

-Pamjet video tregojnë momentin kur policia dhe aktivistët e kafshëve përgjuan një kamion të mbushur me 53 qen të tmerruar teksa mbërriti në një thertore ilegale të mishit të qenit në Indonezi.

Sipas News week, qentë, kryesisht kafshë shtëpiake të vjedhura,  ishin të lidhur në thasë, ndërsa disa i kishin lidhur nofullat së bashku, sipas një deklarate nga grupi për të drejtat e kafshëve Humane Society International.  Shumë prej tyre ishin të dobësuar nga mosngrënia për ditë të tëra. Sipas Humane Society International, qentë mbërritën në thertore pasi kaluan një udhëtim rraskapitës 10-orësh. Fatkeqësisht, një nga qentë kishte ngordhur gjatë udhëtimit.

Policia përgjoi kamionin dhe arrestoi një burrë të dyshuar si tregtar mishi qeni në ishullin indonezian Java, si pjesë e bastisjes së parë të policisë në shkallë të gjerë në një thertore të paligjshme të mishit të qenit. Zyrtarët kishin infiltruar një operacion të trafikut të qenve në ishull përpara se të niseshin për të arrestuar tregtarin, i cili dyshohet se ka qenë në qendër të tregtisë së mishit të qenit për më shumë se dy dekada.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu