– Stefano Pioli përtypet i hidhur pas humbjes në ‘San Siro’ ndaj Sassuolos, humbja e dytë radhazi për Milanin e tij në kampionat:
“Na mungoi qartësia, bëmë shumë gabime, veçanërisht në zonën kundërshtare, sepse në pjesën e parë në fakt u futëm shumë here, – janë fjalët e trajnerit për Dazn. – Ne duhej ta menaxhonim më mirë avantazhin, minutat e para pas golit janë gjithmonë vendimtare, por gabuam, tani po i paguajmë shtrenjtë. Nëse pëson 7 gola në dy ndeshje do të thotë se diçka nuk është në rregull.”
Trajneri parmixhan nuk kërkon justifikime dhe nuk kapet pas lodhjes së Championsit për të justifikuar humbjen: “Nuk duhet të ketë justifikime, jemi ndërtuar për angazhime të dyfishta. Shpresojmë vërtet ta kalojmë raundin dhe të vazhdojmë ta kemi këtë angazhim për të gjithë vitin. Sot luajtën 5 lojtarë që nuk ishin në ndeshjen e Madridit, por problemi është se ne nuk ishim të kthjellët në zgjedhjet tona kundër një kundërshtari të shpejtë, të shpejtë dhe teknik.”
“Çfarë fytyrash pashë në dhomat e zhveshjes? Fytyrat e duhura pas dy humbjeve. Pas Champions League e dinim se po vinim nga një periudhë negative në Seria A. Nuk mendoj se qasja ishte e gabuar, por disa zgjedhje ishin të tilla. Ne jemi të vetëdijshëm për defektet tona, duhet të vazhdojmë të punojmë për t’u rritur, e nisëm fuqishëm, por në dy ndeshjet e fundit të gjithë kemi bërë diçka më pak.”
Së fundi, një mesazh për kuqezinjtë: “Më lejoni t’u them diçka tifozëve tanë, të mos jemi tutorë: ata ishin në lojë deri në fund, pavarësisht vështirësive. Le të vazhdojmë që së bashku të jemi më të fortë”.