– Një shpërthim ka alarmuar zonën e Fushë Kosovës paraditen e sotme. Mediat e Kosovës shkruajmë se shpërthimi ka ndodhur në një lokal në këtë zonë. Konkretisht ka qenë një granatë që ndodhej brenda këtij lokali që ka shpërthyer duke sjellë dëme të mëdha materiale. Edhe makinat e parkuara jashtë lokalit kanë pësuar dëme dhe u janë thyer xhamat si pasojë e shpërthimit. Gjithasesi, policia ka konfirmuar se nga informatat fillestare nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta”në Fushë Kosovë”. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse,”- thuhet në përgjigjen e policisë.
Gjithsesi nuk raportohet as për ndonjë të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.