Misteri i vdekjes së 4 turistëve rusë në Qerret/ Mund të jenë përdorur agjentë biologjikë, Agjencia e Inteligjencës do kryejë eksperiment në hotel

0

Për të zbardhur misterin e vdekjes së 4 turistëve rusë në një hotel në qerrest të kavajës, rreth 1 muaj më parë, pritet të zhvillohet një eskperiment. Ngjarja po hetohet për vrasje në rrethana cilësuese ndërsa ndihmë është kërkuar nga ushtria. Burime bëjnë me dije se në hetimet për vdekjen e turistëve rusë do përfshihet edhe Shtabi i Përgjithshëm.

Më konkretisht sipas burimeve në hetime do jetë Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, pjesë aktive e forcave të armatosura. Përfshirja e kësaj angjecie vjen pasi nuk përjashtohen pasi ka dyshime se mund të jenë përdorur agjent biologjik ose kimik të jashtëm. Nga raporti paraprak i hetimeve rezulton që katër viktimat janë asfiksuar, por mbetet e paqartë nga se, e për këtë shkak hetuesit kanë kërkuar ndihmën e Shtabit të Përgjithshëm, ku do kryhet edhe një eksperiment në hotelin ku mdodhi ngjarja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu