Ministri afrikan për variantin Omicron: Nuk ka nevojë për panik

0

 Ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut Joe Phaahla thotë se nuk ka absolutisht nevojë për panik për variantin e ri të koronavirusit Omicron.

“Ne kemi qenë këtu më parë,” shtoi Joe Phaahla, duke iu referuar variantit Beta të zbuluar në Afrikën e Jugut dhjetorin e kaluar.

Afrika e Jugut dënoi gjithashtu ndalimet e udhëtimit të vendosura në vend, duke thënë se ato duhet të hiqen menjëherë. Omicron është klasifikuar si një “variant i shqetësimit”. Provat e hershme sugjerojnë se ka një rrezik të rritur të ri-infeksionit.

Varianti me mutacion të madh u zbulua në Afrikën e Jugut në fillim të këtij muaji dhe më pas u raportua në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të mërkurën e kaluar. Varianti është përgjegjës për shumicën e infeksioneve të gjetura në provincën më të populluar të Afrikës së Jugut, Gauteng, gjatë dy javëve të fundit.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu