Barbados, republika më e re në botë

0

Barbados, një nga monarkitë e botës, është bërë republikë. Mediat e huaja shkruajnë se Barbados po përgatitet gjithashtu të shpallë një president të ri. Kombi i Karaibeve i Barbados u bë republikë pasi zhvendosi monarkinë britanike në një ceremoni të hënën në mesnatë ku i pranushëm ka qenë dhe Princi Charles.

“Krijimi i kësaj republike ofron një fillim të ri. Nga ditët më të errëta të së kaluarës sonë dhe mizorisë së tmerrshme të skllavërisë, që e njollos gjithmonë historinë tonë, njerëzit e këtij ishulli e shtruan rrugën e tyre me guxim të jashtëzakonshëm”,– tha ai.

Sandra Mason, aktualisht përfaqësuesja dhe guvernatorja e përgjithshme e Mbretëreshës Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar, është shpallur Presidente e Barbados.

Kryeministrja e Barbados, Mia Motley ka njoftuar se vendi do të braktisë krejtësisht të kaluarën e tij koloniale. Megjithatë, shumë banorë të Barbados besojnë se marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar janë ende të rëndësishme sepse turizmi është shtylla kryesore e ekonomisë së Barbados dhe tërheq një numër të madh turistësh britanikë. Por shumica e popullësisë është e lumtur që mbetjet e kolonisë britanike janë zhdukur plotësisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu