U rrëmbye nga tre persona, vajza greke: “Ishin me makinë gri, flisnin shqip”

0

I– Një 30-vjeçare është rrëmbyer më 21 nëntor në Heraklion, Greqi. Policia fqinje është duke kërkuar një makinë gri, në të cilën kanë qënë tre persona, mes tyre dhe shqiptarë.

Mësohet se një prej autorëve ka goditur të renë në kokë, duke i shkaktuar humbje ndjenjash. E reja, ka rrëfyer për oficerët se makina ishte e ndaluar e se ajo ishte e shtrirë në sediljen e pasme, e veshur nga autorët. Këta persona e kanë braktisur në një stacion në stacionin e Larisës, ku është gjetur nga një shofer taksie.

Gruaja arriti t’i hiqte kapuçin një prej autorëve, duke konstatuar se ai ishte deri në 30 vjeç, i stërvitur mirë, me mjekër, sy të errët, flokë të errët, si dhe detaji më i rëndësishëm ishte që ai fliste shqip.

Autorët i kanë marrë 100 euro, një celular me vlerë 200 euro dhe një copë letër me shënime personale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu