– Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë Jugore, ku katër fëmijë së bashku me gjyshen e tyre janë qëlluar për vdekje. Mediat e huaja raportojnë se babai i fëmijëve është arrestuar për vrasjen e tyre.
Viktimat u gjetën të dielën në mbrëmje në një shtëpi në qytetin e Lancaster në veri të Los Anxhelosit, pasi nëna e fëmijëve zbuloi kufomat dhe telefonoi 911. Gjyshja, një vajzë dhe tre djem nën moshën 12 vjeç u qëlluan me armë zjarri në kraharor dhe mjekët kanë deklaruar se të gjithë viktimat kanë vdekur në momentete e para në vendngjarje.
Babai i fëmijëve, Germarcus David, 29 vjeç u vetëdorzua në polici dhe pasi u intervistua nga hetuesit është mbajtur në arrest. Polica është duke hetuar për të mësuar shkaqet e ngjarjes.