Ankesat për prokurimet publike, Tirana mban vendin e parë

0

– Bashkia e Tiranës ka shënuar numrin më të madh të ankesave për procedurat e prokurimeve në të gjithë vendin. Sipas Buletinit të muajit tetor në Komisionin e Prokurimit Publik, nga 80 ankesa totale në të gjithë Shqipërinë, 54 i takojnë bashkisë së kryeqytetit.

Nga këto 80 ankesa, 47 janë për procedurat e mallrave, 18 për punë publike dhe 15 për shërbime.

Sipas Komisionit të Prokurimit Publik janë dhënë vendime për 65 procedura (47 për vlerësime të ofertave dhe 18 për dokumentet standarte të tenderit), nga të cilat 21janë pranuar, 39 janë refuzuar, 4 kanë përfunduar dhe 1 është dërguar për procedim administrative.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu