– Vrasja makabër e një gruaje dhe plagosja e nënës së saj ditën e djeshme në Greqi ka çuar në zbardhjen e detajeve të reja për një vrasës 35-vjeçar. Autori i krimit (djali i viktimës dhe nipi i gruas tjetër të plagosur) ka patur probleme me ligjin në të kaluarën.
Në vitin 2012, ai është dënuar për grabitje, ndërsa një vit më vonë për përdhunim e nëj studenteje. Ndaj tij ka patur padi dhe në vitet 2015 dhe 2017.
Ajo çfarë ka tronditur më shumë opinionin publik helen është se në 22 nëntor, ai është liruar nga burgu i Koridhalosë, ku mbahej në qendrën psikiatrike të tij.
Mëngjesin e djeshëm, ai udhëtoi nga Athina drejt Agrinios ku banonin nëna e tij dhe gjyshja 80-vjeçare. Ai debatoi me të ëmën dhe e dhunoi më pas me grushta dhe në fund e goditi me thikë. E moshuara njoftoi policinë pasi i nipi e kishte plagosur.
Marrë nga “LIFO”