Vrasja e Hoxhës, Nano: S’ruajmë dot shtëpi, kanabisi s’është vetëm puna jonë

0

Gledis Nano: Lidhur me vrasjen e nënkomisarit Hoxha ku autori ishte nën masën arrest shtëpi. Kemi përgjegjësi për kontrollin e personave që janë në arrest shtëpi. Mënya apo kontrolli që bën Policia e Shtetit se kush i kontrollon dhe si i kontrollon. Është thuajse e pamundur që për çdo person që është në arrest shtëpie të kemi një polic apo patrullë. Është një masë e dhënë nga Gjykata dhe duhet zbatuar. Nuk dua të futem fare se si jepet apo jo kjo masë, por nuk duhet parë vetëm si problematikë e Policisë së Shtetit. Përsa i përket kanabisit që është gjetur nuk është vetëm përgjegjësi e Policisë së Shtetit. Ka dhe struktura vendore e institucione të tjera që duhet të jenë vigjilente e të ndajnë informacione për këto lloj problematikash. A ka policë të implikuar në kultivimin e kanabisit? Kryehn verifikime për çdo rast dhe SHÇBA e bën këtë gjë. Kjo për të dhënë dhe mesazhin se të tillë persona apo punonjës policie nuk do të jetë pjesë e strukturave tona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu