Berishës i bëhet ‘pritë’ nga qindra qytetarë në Qafë Morinë (Foto)

0

– Ish-kryeministri Sali Berisha i është bërë ‘pritë’ nga qindra qytetarë në Qafë Morinë, në pamjet e mëposhtme shihet se si qytetarët, mbështetës të flaktë të Berishës thërrasin në kor emrin e tij. Berisha është ndaluar dhe i ka përshëndetur mbështetësit e demokratët, kurse ata kanë vijuar përshëndetjet me lodra, curle e tupanë.

Sot Berisha ka paralajmëruar foltore në Tropojë, në vendlindjen e tij. Ai ka bërë me dije se do të presë demokratët në pallatin e kulturës. Pak më herët, Berisha ka zhvilluar një takim me kryesinë e degës së Partisë Demokratike në Has.