Emanuel Egbo, kandidat për në pankinën e kombëtares së Nigerisë…

0

 – Federata Nigeriane e Futbollit po mendon për trajnerin, që do të zëvendësojë gjermanin Gernot Rohr.

Mediat vendase flasin për trajnerin serb, Mladen Krstajic, megjithatë kanë të shumtë ata që mendojnë se ndoshta duhet të rikthehen tek emrat e trajnerëve nigerianë, që kanë marrë eksperiencë jashtë dhe kanë bërë mirë.

Mes 4 emrave që vendasit përmendin, është edhe ai ish-trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, njeri i cili i dha bardhebluve të kryeqytetit titullin e 25-të të kampionevë të Shqipërisë.

Ish-portieri bardheblu ka qenë dikur edhe pjesë e kombëtares së vendit të tij, veç eksperiencës së gjatë që ka kaluar në kampionatin shqiptar, si lojtar dhe kryesisht si trajner portierësh.

Ndërkohë, që titulli i fituar nga bardheblutë me Egbonë në krye, ka bërë jehonë të madhe edhe në vendin e tij, aq sa e përfshijnë atë në listën e trajnerëve kandidatëve për kombëtaren e Nigerisë, së bashku me nigerianët e tjerë si Sunday Oliseh, Kenedy Boyoe, Joseph Jobo dhe së fundmi Emanuel Egbo.