– Qindra të rinj dhe të reja janë dyndur ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në konkursin për Patrullë të Përgjitshme të Policisë së Shtetit.
Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, të rinjtë ngjitur me njëri-tjetrin presin në radhë për të marrë pjesë në konkurs, me shpresën se në të ardhmen do të bëhen efektivë policie.
Konkursi për Patrullë të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit u zhvillua sot dhe në përfundim të të gjitha fazave, 500 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.
Kuota e përgjithshme e pranimit do të ndahet sipas nevojave organike të Drejtorive Vendore të Policisë dhe Drejtorive Vendore të Kufirit dhe Migracionit.