Nisin problemet! Masivi shkëmbor bie në Rrugën e Arbrit vetëm 2 ditë pas inagurimit

0

– Një masiv i madh shkëmbor ka rënë në fshatin Plan i Bardhë duke e bllokuar totalisht rrugën. Kur kanë kaluar vetëm dy ditë nga inagurimi i Rrugës së Arbrit kanë nisur dhe problemet e para në këtë rrugë. Konkretisht bëhet fjalë për segmentin nga Ura e Vashës deri në Qafën e Buallit ku ndodhet edhe fshati Plan i Bardhë.

Vetë banorët e zonës kërkojnë që të merren masa pasi rrëshkitja e gurëve është një problem shumë i madh për ta. Pasoja më e vogël që mund të sjellë është bllokimi i rrugës, ndërsa ajo më e madhja, rrezikimi i jetës së tyre.

Rruga e Arbrit u hap dy ditë më parë për qarkullim edhe pse Qafa e Murrizit nuk ka përfunduar plotësisht. Vetëm pak orë pas hapjes, qindra mjete u bllokuan në këtë aks rrugor për shkak të motit të keq. Vetë autoritetet kanë bërë apel për kujdes në përdorimin e rrugës. Madje ministrja Belinda Balluku është shprehur se në ditët që do të etë reshje dëbopre, qytetarët do të përdorin rrugën e vjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu