Analisti Baton Haxhiu tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania tha se ish-kryeministri Sali Berisha është një njeri pa ideologji, ndaj sipas tij askush nuk e merr seriozisht këtë të fundit kur flet për prekje ideologjike të partisë.
Teksa komentoi deklaratat e ish-kryeministrit Berisha nga Tropoja se do të rithemelojë PD në një parti konservatore dhe sovraniste, Haxhiu u shpreh se në asnjë nga foltoret e tij Berisha nuk ka pasur asnjë ide dhe nuk ka shfaqur asnjë prirje ideologjike.
“Berisha nuk është as i majtë as i djathë as liberal as konservator; ai është Sali Berisha dhe variacionet e tij janë sipërfaqësore. Nuk e di nëse dikush e merr seriozisht Berishën kur flet për prekje ideologjie. Ai nuk e kupton çfarë është koncepti ideologjik. Shpjegimet i ka folklorike por bën prekje populiste”, tha analisti Haxhiu.