Stuhi dhe rebeshe, Italia nën ndikimin e motit të keq, mbyllen shkollat në qytete

0

Reshje të shiut dhe të dëborës pritet që të përfshijnë Italinë qendrore dhe Jugore në ditet në vijim. ilmattino shkruan se për këtë gjë kryebashkiaku i Caserta Carlo Marino urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave të të gjitha niveleve, publike dhe private, përfshirë këtu edhe çerdhet ditën e nesërme, për shkak të motit të keq të pritshëm.

Rajoni i Campania-s ka dhënë alarmin “portokalli” për motin për 24 orët e ardhshme, duke filluar nga mesnata. Kryetarët e tjerë të bashkive gjithashtu ka të ngjarë të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

Sipas parashikimeve, nga mesnata e sotme deri në orën 23.59 të nesërme do të ketë, dukuri të pafavorshme meteorologjike do të jenë për shkak të rrebeshve dhe bubullimave edhe me intensitet të fortë, erëra të forta me shtrëngata dhe trazim deti.

Qytetarët këshillohen të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe tu kushtojnë vëmendje pemëve, shtyllave të ndriçimit, tabelave ose skelave, kornizave, si dhe të sigurojnë ose heqin përgjithmonë elementët e lëvizshëm si bimë, strukturat e përkohshme nga dritaret dhe ballkont që mund të rrëmbehen nga era.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu