– Presidenti i Shteteve tw Bashkuara, Joe Biden zbuloi një strategji të re kombëtare për HIV/AIDS me synimin për t’i dhënë fund epidemisë së HIV-it deri në vitin 2030.
Sipas Bussines Standard, ai tha se përqendrohet rreth llojit të zgjidhjeve inovative të drejtuara nga komuniteti që do të funksionojnë për këdo pa dallim.
“Është një plan për të siguruar që përparimet më të fundit në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e HIV-it të jenë të disponueshme për të gjithë, pavarësisht nga raca, mosha, identiteti gjinor, orientimi seksual, paaftësia ose faktorë të tjerë. Nuk duhet të ketë rëndësi se ku jetoni në vendi apo sa fitoni ju”, tha ai.
Biden tha se duhet të përfshihen pabarazitë racore dhe gjinore në sistemin shëndetësor që për një kohë të gjatë ndikuan në rezultatet e HIV-it në SHBA për të siguruar që përgjigjet kombëtare të jenë vërtet të barabarta Biden në fjalën e tij theksoi edhe miratimin e 670 milionë dollarëve në buxhet për t’i dhënë fund epidemisë së HIV-it. Më tej, duke parashikuar strategjinë kundër SIDA-s, Biden përmendi se puna përfshin parandalimin e infeksioneve të reja me HIV, përmirësimin e rezultateve shëndetësore për njerëzit me HIV, reduktimin e pabarazisë shëndetësore dhe vendosjen e një përpjekjeje më të koordinuar për të adresuar epideminë.
Të dhënat tregojnë se ka 1.1 milionë njerëz në SHBA që jetonin me HIV në fund të vitit 2019.