Liga Profesioniste dhe FSHF, kërkesë për ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimit

0

Liga Profesioniste e Futbollit dhe Federata Shqiptare e Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, vendosën t’i drejtohen me një kërkesë zyrtare Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë për ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve, si një kërkesë jetike e futbollit dhe sportit shqiptar.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, ku ishin të pranishëm 10 drejtuesit e klubeve pjesëmarrëse në Abissnet Superiore dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u diskutua në lidhje me këtë kërkesë dhe u bënë propozime konkrete për mënyrën se si do të vijojë dialogu me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Kuvendit për ndryshimin e ligjit për sponsorizmet në sport.

Liga Profesioniste e Futbollit sëbashku me FSHF-në do të riaktivizojnë negociatat me të gjithë institucionet dhe aktorët përgjegjës për të finalizuar ndryshimet ligjore që do t’i japin një frymëmarrje të madhe sportit shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu