E mbani mend filmin “I vetëm në shtëpi”?, shtëpia mund të merret një natë me qera

0

– Shtëpia origjinale nga filmi i vitit 1990 “Home Alone” apo “I vetëm në shtëpi”, në shqip, do të jetë në dispozicion për t’u marrë me qira gjatë periudhës së festave.

Sipas Sky news, platforma e dhënies me qira të pushimeve ka njoftuar se njerëzit do të mund të marrin me qira shtëpinë e McCallisters, në zonën e Çikagos, më 12 dhjetor, por vetëm për një natë. Deri në katër të ftuar do të mund të qëndrojnë në shtëpi për vetëm një natë për 25 dollarë (19 £) me adresën që do të jepet pasi të përfundojë rezervimi.

Lista në faqen e internetit tregon se qëndrimi po organizohet nga Buzz McCallister, me përshkrimin që lexon: Ju mund të mos më mbani mend si veçanërisht mikpritës, por unë jam rritur dhe do të isha i lumtur të ndaja shtëpinë time me ju në këtë sezon festash. Vetëm përpiqu të mos e lësh të dalë tarantulën time, Axl, këtë herë

Gjatë qëndrimit të tyre, faqja e qerave thotë se të ftuarit do të trajtohen me një shtëpi plotësisht të dekoruar, mundësinë për të ngritur kurthe me bomba, një tarantula të vërtëtë, një shikim të filmit më të fundit ” Home Sëeet Home Alone”,  dhe një darkë me makarona dhe djathë njësoj si tek filmi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu