SPAK kërkon 3.6 vite burg për Enkelejda Hoxhën, 4 vite për avokatin Tabaku

0

TIRANË – Struktura e Posaçme e Krimit dhe Antikorrupsionit ka kërkuar dënimin me 3 vite dhe 6 muaj burg të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Gjithashtu, SPAK-u kërkon që avokati Aldo Tabaku të dënohet me 4 vite burg për ndërhyrje të ndryshimit të vendimit.

Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha u arrestua në 11 shkurt të këtij viti. Ajo akuzohet se ka liruar nga nga burgu persona të rrezikshëm të dënuar me burgim të përjetshëm: Indrit Doklen, Genc Tafilin dhe Hekuran Billën (i ekzekutuar).

Megjithatë, Hoxha fajësohet dhe për disa shkelje të tjera gjyqësore. Ajo ka liruar Ilir Pajën në 2017, i cili njihet për arratisjet nga burgjet e Italisë dhe Gjermanisë. Në 2018, gjyqtarja nxori nga burgu djalin e deputetit socialist të Krujës Rrahman Rraja, Rexheo Rrahjën për ushtrim dhune ndaj Xhisiela Malokut.

Ngjarja që vulosi arrestimine e Enkelejda Hoxhës ishin përgjigmet e SPAK-ut për të liruar të dënuarin Saimir Petanin dhe vëllain e tij, Bledarin. Saimir Petani ishte ekstraduar nga Italia për vrasjen e Romeo Beqirit. Përgjimet e SPAK-ut treguan se Hoxha kishte marrë 12 mijë euro ryshfet për lirimin e Bledar Petanit.

Për shkak të shkeljeve të kryera, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kërkoi në dhjetor 2020 Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e Enkelejda Hoxhës.

“Veprimet dhe sjelljet e magjistrates përbëjnë shkelje disiplinore që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin. 6 vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit”, shkruhet në deklaratën e ILD-së.

Enkelejda Hoxha ka kërkuar disa herë lirimin me kusht duke pretenduar se duhet të kujdeset për familjen, por kërkesat e saj janë hedhur poshtë.

Tashmë pritet vendimi për gjyqtaren Enkelejda Hoxha. ç


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu