ITALI- Një shqiptar u vu në pranga ditën e djeshme në Itali pasi kap me kokainë. Ligurianotizie shkruan se shqiptari u kap në flagrancë me mbi 6 kilogram kokainë të pastër me vete, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte ne vlerën e 1.5 milion euro.
Sipas detajeve nga Policia italiane, shqiptari në momentin që e ndaluan për kontroll po ngiste një furgon me targa spanjolle. Kokaina u gjet në dyshemene e furgonit falë ndihmës së qenit anti-drog, dhe ishte e fshehur qese me 7 këllëf najloni të mbyllura me nxehtësi dhe vakum, të ngopura me yndyrë sintetike për automjetet.
Brenda mbështjellësve u gjet droga: 6 kilogramë e 150 gramë kokainë e pastër, e cila u sekuestrua së bashku me furgonin që përdorej për transport. Ndërkohë shqiptari, i cili kishte disa precedentë të mëparshëm u arrestua dhe u mbyll në burgun e Masës.