Deputeti socialist Erion Braçe reagoi i indinjuar ndaj akuzave për rishfaqjen në Teatrin Kombëtar të komedisë “Prefekti”. Ish-zv/kryeministri u shpreh në rrjetet sociale se ish-prefekti Qazim Mulleti, i cili parodizohet, ka bashkëpunuar me regjimet pushtuese fashiste dhe naziste në vendin tonë duke mbajtur postet e kryetarit të bashkisë dhe prefektit të Tiranës.
Dokumentet e panjohura/ Kur Qazim Mulleti dhe ‘kolaboracionistët’ e tjerë, mbronin hebrejtë, duke u konfliktuar me gjeneralin gjerman
Më tej Braçe shton se Mulleti ka bashkëpunuar në arrestimet dhe ekzekutimet e luftëtarëve antifashistë shqiptarë. Në lidhje me komedinë, Braçe shprehet se “liria e njerezve per ta pare boten si duan e bere komedi, parodi, teater, art ne pergjithesi, eshte kushtetuese!”.
Në fund, ai theksoi se dënimi dhe përndjekja e familjes së Mulletit gjatë kohës së diktaturës komuniste është krim.
POSTIMI I ERION BRAÇES:
#FASHIZMI ESHTE KRIM!
AS OPINION, AS KOMEDI, AS TEATER, POR KRIM!
QAZIM MULLETI D.V ISHTE KRYETAR I BASHKISE #TIRANE PREJ PUSHTIMIT #FASHIST;
QAZIM MULLETI D.V ISHTE PREFEKT I #TIRANES GJATE PUSHTIMIT #FASHIST E #NAZIST, EMERUAR NGA QEVERI FASHISTE/NAZISTE E NE BASHKEPUNIM ME TA!
Vini re;
Prefekti ne ate kohe, si funksion e pushtet, ishte i perfshire ne arrestimet dhe ekzekutimet me vdekje te #ANTIFASHISTEVE!
Kaq! Dhe besoj mjafton!
Pjesa tjeter eshte teater, komedi, film;
Nuk eshte histori faktike, por komedi, parodi.
Kush te doje e sheh e kush jo!
Por kur politika, ne shekullin e 21-te, nis te vendose se si duhet te jete komedia, parodia etj etj, ky eshte rikthim hem ne fashizem e hem ne hoxhizem!
BOLL!
LIRIA E NJEREZVE PER TA PARE BOTEN SI DUAN E BERE KOMEDI, PARODI, TEATER, ART NE PERGJITHESI, ESHTE KUSHTETUESE!
Te gjithe te tjereve po ju pelqeu mire, po nuk ju pelqeu, pune e madhe shume!
Ne fund, gjithcka ka ndodhur me familjen e tij te paperfshire ne krim kund, si perndjekje, diskriminim, burgim, internim, pas vitit 1945, eshte e padrejte deri kriminale!
Pergjegjesia penale eshte individuale dhe shume e qarte madje
Rivendosja në skenë e komedisë së Besim Levonjës “Prefekti” në Teatrin Kombëtar, ku luan aktori Arben Derhemi është kritikuar rëndë nga qytetarë dhe politikanë të opozitës të cilët e kanë konsideruar një vazhdim i trajtimit dhe talljes së ish-diktaturës komuniste ndaj Qazim Mulletit dhe familjes së tij.