BASHA: Ndihem më shumë përgjegjës për demokratët dhe pazgjidhmërisht për fatet e shqiptarëve. Atë që e quani me Berishën, ëhtë përballje e pashmangshme. Nëse do të ndodhte me mua apo do të ishte ndonjë forum tjetër, ajo që dimë me siguri e dimë se ishte e pashmangshme ballafaqimi me të. E rëndësishme pas kësaj përballje, është që secili të ketë të qartë motivet e palëve. është sakrifica e demokratëve përballë interesave personale të Sali Berishës.
Vendimi ishte i pashmangshëm, për dy arsye: etike dhe poltike. Etike, duhej të dominonte, por në realitetin tonë është sekondare dhe zhduket nga horizonti poltik, është standart i ndjekur nga unë dhe Sali Berisha për dekriminalizimin. Në rastin e politikanëve të tjerë non-grata nga kampi kundërshtar, ëshë ndaluar mbajtja e një përfaqësimi publik i zgjedhur apo i emëruar. Ju kujtoj Tom Doshin. Përgjegjësia e kryetarit është të vendosë interesat e partisë përpara të kryetarit dhe të Berishës që ka dominuar në 30 vite në Partinë Demokratike.
Nuk e di se cila është njësia matëse kur thoni se ka mungesë sinqeriteti. Vendimi është marrë në 9 shtator dhe pas kësaj kemi që Berisha ka marrë një tur takimesh, ku ka përdorur një ligjërim dhe një mënyrë veprimi, për fat të keq, të rikujton pjesë të trashëgimisë të tij politke me gjithë dritëhijet. Një fjalor anti-komunist, mbart të njëjtën formë si të komunizmit, stigmatizimin e atij që nuk mendon si ty dhe dominimin e një fabule. Nga 9 shtatori deri më sot është keqpërdorimi maksimal i demokracisë shqiptare. Mund ta kishte një marr nëj tur të tillë se vendimi non-grata përmes rrugëve gjyqësore se nuk do t’u bëhet barrë demokratëve. Mund të kishte shprehur vendimin e tij, nuk duhet të manipulonte gjendjen e rëndë të demokratëve.
Akti i pezullimit është i vetmi që është ndërmarrë. Që prej ditës sime të parë, nuk jam i kulturës së përjashtimit, nuk kam përjashtuar asnjë, por s’ndaloj asnjë të vetëpërjashtohet.