Wanda dhe Icardi munguan në festën e Messit, zbulohet kush nuk e donte çiftin

0

-Qetësia duket se është rikthyer te çifi Nara-Icardi. Megjithatë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pjesën tjetër të jetës së tyre private, të paktën sipas thashethemeve që vijnë nga Argjentina.

Në fakt, duket se një lojtar i kombëtares, shok skuadre me Icardin te PSG, ka “probleme personale” me Wandën. Do të ishte faji i saj që nuk u ftuan në festën e Topit të Artë organizuar nga Messi. Por kush është ky lojtar?

“Paredes ka probleme me Wanda Narën”

“Sa e shëmtuar ajo që i kanë bërë Wanda-s dhe Icardi-t, duke i përjashtuar nga festa për Topin e Artë”, ka thënë gazetari Angel de Brito gjatë programit argjentinas Los angeles de la manana. “A do të të them të vërtetën?, – i është përgjigjur kolegia Pia Shaw. – Ka një arsye nëse nuk ishin të ftuar.

Messi donte që të ishin aty. Kanë qenë dy lojtarë që e kanë organizuar gjithë këtë. “Njëri është Angel Di Maria dhe tjetri është Leandro Paredes. Paredes ka një problem personal me Wanda-n”, ka thënë Shaw, por pa dhënë asnjë detaj shtesë mbi këtë çështje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu